E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Modriç: Gjithë mëngjesin studiova Shmajkëllin, sërish më mundi
Sport

Modriç: Gjithë mëngjesin studiova Shmajkëllin, sërish më mundi

Nëse Subasiç nuk do të ishte treguar gati perfekt te lotaria e penalltive, Luka Modriç ndoshta mund të ishte kthyer në atdhe me barrën e liderit, që dështoi për të tërhequr përpara Kroacinë, e cila ishte treguar përrallore në fazën e grupeve.

11-metërshi i gabuar në minutën e 114-të mund të kishte ndikuar psikologjikisht tek e gjithë skuadra, por në fund, ballkanasit dalin fitimtarë, ndonëse fantazisti i Realit të Madridit pranon humbjen e sfidës në distancë me portierin danez, Kasper Shmajkëll: “Ishte mënyra më e rrezikshme dhe më e vështirë për të kaluar në çerekfinalet e turneut dhe jam ende shumë i nervozuar për atë gabim nga pika e penalltisë, në kohën shtesë. Kur mendoj që kam qëndruar gjithë mëngjesin përpara ndeshjes duke studiuar se si mund t’i shënoj Shmajkëllit dhe pashë që sërish më mposhti, më nervozon. Gjithsesi, e rëndësishme është që në fund arritëm objektivin”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.