E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maturantët shqiptarë  nuk  i kanë mirë punët me matematikën
Lajme

Maturantët shqiptarë nuk i kanë mirë punët me matematikën

Maturantët shqiptarë vazhdojnë të mos i kenë mirë punët me matematikën.

Në ndryshim nga rezultatet e nxjerra nga provimi i gjuhës së huaj dhe atij të gjuhës shqipe, rezultatet në matematikë tregojnë që 60% e maturanteve janë te nivelit te dobët.

Gjashtë për qind të maturantëve kanë ngelur duke mos kaluar dot pragun e 10 pikëve.  Ndërsa sa i përket notave dominuese në vlerësimin e provimit të matematikës rezulton të dominojnë 5 dhe 6.

Kjo për drejtuesit e Qendrës së Shërbimeve Arsimore është një shifër që tregon nivelin relativisht të dobët të nxënësve në këtë lende.

Sa i përket shifrave të maturantëve ekselentë, shifrat tregojnë që 6.7 % e tyre i kane marrë të gjitha piket.

Ndërkohë, 27 gjimnazistë e kanë dorëzuar testin të bardhë duke marrë zero pikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.