E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtarja e ministrisë që u kap duke vjedhur në Bruksel, menaxhon buxhet prej 800.000 eurosh
Lajme

Zyrtarja e ministrisë që u kap duke vjedhur në Bruksel, menaxhon buxhet prej 800.000 eurosh

Igballe Cakaj, zyrtarja e Ministrissë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila u suspendua pas rastit të vjedhjes në një qendër tregtare në Bruksel, nuk është se ka përgjegjësi të vogla në këtë dikaster qeveritar.

Klan Kosova mëson se si udhëheqëse e sektorit të zhvillimit profesional të mësimdhënsve, ajo menaxhon një buxhet vjetor prej rreth 800 mijë eurosh.

Ndërkohë, burime nga ministria bëjnë me dije se ajo është kampione në numrin e udhëtimeve jashtë vendit, dhe në përfitimet nga meditjet.

Madje, sipas të njëjtave burime, qëndrimi i saj në Bruksel javën e kaluar, më shumë ka qenë insistim i saj të jetë pjesë e delegacionit kosovar, se sa që ka qenë nevojë e përfaqësimit të MASHT-it.

Klan Kosova e ka pasur të pamundur të marrë një verzion të Cakajt për rastin e Brukselit, por edhe për përgjegjësitë e saj në ministri, pasi ajo nuk është përgjigjur në asnjë thirrje të televizionit.

Ndërkohë, as zyrtarët e MASHT-it, nuk kanë pranuar të komentojnë rastin e as të japin të tjera komente për punën e zyrtares së lartë të trajnimeve.

Igballe Cakaj, u kap nga autoritetet belge duke vjedhur në një qendër tregtare gjatë një vizite në Bruksel.

Ministria e Arsimit sipas njoftimeve ka pezulluar nga puna ate pasi kreu veprën penale gjatë vizitës së saj zyrtare në kryeqendrën e Bashkimit Europian.

Cakaj mësohet se në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë atij momenti, zyrtarja e Ministrisë së Arsimit në Kosovë, Igballe Cakaj, ishte përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.