E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ambasadorë mos mbyllni sytë”, Basha nga oborri i Teatrit: Do i bëjmë presion Presidentit të mos dekretojë ligjin
Publik News

“Ambasadorë mos mbyllni sytë”, Basha nga oborri i Teatrit: Do i bëjmë presion Presidentit të mos dekretojë ligjin

Pas firmosjes së peticionit, Basha ka marrë dhe fjalën dhe ka deklaruar se kjo është një beteje e qytetarëve.

Kreu i Partisë Demokratike, ka qenë sot i pranishëm në në oborrin e Teatrit, ku ka firmosur peticionin i cili kërkon ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Basha në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga disa deputetë të PD, por dhe nga mbështetës të shumtë.

Pjesë nga deklarata e Bashës

Ju i jepni një mesazh një kombi të tërë në kërkim të shpresës. Kemi një qeveri anti evropiane, por kemi një popull me kulturë Evropiane. Unë flas si qytetarë këtu sot dhe janë në krahun tuaj. Shkatërrimi i kësaj pjesë të historisë, është shkatërrim i identitetet, kulturës dhe historisë. Është një akt kundër kujtesës së qytetit.  Kjo është një beteje e qytetarëve.

Politikë është mbrojta dhe punët e mira për qytetin.  Idiot në Greqinë e lashtë, do të thotë se  janë ata që nuk  kujdesen për qytetit. Këtu nuk ka asnjë idiot.

Projekti i grabitjes së Teatrit, është një projekt narkomafia, Kryeministri ka 20 vite që i do

KA socialist që i shikoj kokë poshtë dhe  gojë kyçur, si Pandeli Majko. Ky projekt është projekti i grabitjes dhe vjedhjes me 200 milionë euro fitim. Është një vjedhje e tokës publike.

Këtu po asgjësohet dhe shteti ligjor, nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Në çdo vend që nuk ka Gjykatë Kuvendi ndal punën e tij. Por ata kanë ngut se  duan ta shembin. Ne do të do të përgjigjemi nesër në seancën parlamentare. Ju jap fjalën se do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë. Do bëjmë çdo gjë që Presidenti të mos ta dekretojë. I bëj thirrje dhe trupit diplomatik që të mos mbyll sytë të për këtë gjë. Ne do të bëjmë çdo gjë dhe me trupat tanë që ky ligj të mos reagojë.

Kjo ndërtesë nuk është në lartësinë e duhur. Bashkë me ndjesën që nuk kemi bërë shumë gjëra për artin, por u them se  në planin tonë për të financuar artin. Premtimi i dytë është për borxhin ndaj teatri dhe artit, kjo pjesë e pazëvendësueshme, do të vij me parametrat e dëshiruara. Por për këtë së pari vjen beteje dhe lufta. Ose do ta humbim dhe humbim dhe Evropën, ose do fitojmë edhe jam i bindur se do ta fitojmë.  Ne do të bëjmë çdo gjë brenda sallës, ju bëni çdo gjë jashtë sallës, ne do të fitojmë këtë betejë kundër narkomafias së Edi Ramës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.