E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama:“Jemi në luftë me krimin” Rama: Sot ata janë më të dobët, u kemi sekuestruar asetet
Politikë

Rama:“Jemi në luftë me krimin” Rama: Sot ata janë më të dobët, u kemi sekuestruar asetet

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në konferencën “Forca e Ligjit në Veprim”, duke thënë se Policia e Shtetit është një ndër institucionet më besuara.

Rama tha se ka ikur koha kur dalloheshin njerëzit para ligjit, sot nuk ka më dallime. Po ashtu Rama gjatë fjalës së tij tha se  ka ikur koha kur raporti i ligjit me njeriun kalonte nga përkatësia politike.

Pjesë nga deklarata e Ramës

Policia ishte një ndër institucionet që kishte më pak besim ndërsa sot ky institucion ësthë një ndër më të besuarat.

Deri dje  katër vite më parë, kur semafori i kuq ishte i kuq për të njerëzit e zakonshëm dhe jeshil për ata pushtet.

Ka qenë vetëm katër vjet më parë koha kur raporti i ligjit me individin kalonte nga përkatësia politike.

Ka qenë vetëm katër vjet më parë, koha kur një ish-ministër i Brendshëm që kërkohej nga Prokuroria të mos merrte asnjë mbrojtje politike.

Ka qenë katër vjet më parë koha kur Shqipëria ishte e mbjellë anë e mbanë me kanabis, dhe kishte një ambasadë, siç ishte Lazarati.

Policia e shtetit që ishte më e vjetra në rajon, do të jetë një polici me parametra të performancës mesatare siç është në Evropë.

Do të ketë një ndëshkueshmëri të çdo personi gjatë një procesi hetimor, kush do qoftë ai. Policia sot na ka thënë se nuk ka asnjë dallim për shkelësit e ligjit, por duhet që këtë gjë ta bëj dhe gjykata. Sot lufta kundër krimit  është një punë e përditshëm e policisë. Sot krimi i organizuar është më i dobët se katër vjet më parë, u kemi sekuestruar miliona euro pasuri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155934522421523/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.