E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtarja:”Më dinin të vdekur, unë u bëra nuse”, këngëtarja tregon momentin e vështirë në jetë
Publik News

Këngëtarja:”Më dinin të vdekur, unë u bëra nuse”, këngëtarja tregon momentin e vështirë në jetë

Këngëtarja e dashur e muzikës popullore, Shyhrete Beluli, ka rrëfyer në emisionin “Nin” një histori interesante nga jeta e saj në vitin 1981.

Në atë periudhë, që në moshë të vogël, ajo këndonte vetëm këngë patriotike, e si pasojë, në Kosovë mendonin se e kishte vrarë regjimi serb pas protestave të vitit ’81.

Këngëtarja tregon se ishte martuar po në të njëjtin vit në Podujevë dhe lajmi i martesës së saj kishte bërë bujë të madhe, por askush nuk e kishte besuar se ajo ishte gjallë.

Shyhretja tregon:

Kur jam martuar, njerëzit prej kureshtjes kanë ardhur për të më parë. Dy anët e rrugës, që ndoshta kanë qenë një kilometër prej shtëpisë, ishin mbushur me njerëz. Kishin ardhur prej fshatrave përreth, me traktorë, me çfarë kanë mundur, për të më parë mua. Kur kam ardhur në oborr nuk mundja të dilja, të kaloja tek shkallët. Nuk mundesha prej grave sepse s’të linin të hapje derën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.