E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teatri, PD për aferat e Edi Ramës me  ndërtuesin Fusha milionat e vëna në dispozicion
Politikë

Teatri, PD për aferat e Edi Ramës me ndërtuesin Fusha milionat e vëna në dispozicion

Partia Demokratike ka denoncuar sot, aferat e kryeministrit edi Rama me kompaninë Fusha, e cila do të ndërtojë kullat mbi truallin ku gjendet sot Teatri Kombëtar.

Deputetja Albana Vokshi dha një deklaratë nga selia e PD ku denoncoi dhënien e 127 tenderave kësaj kompanie për 4 vjet nga Rama me vlerë mbi 80 milionë lekë. Vokshi theksoi se kjo është kompania që ka ndërtuar edhe shtëpinë e Ramës në Surrel me vlerë rreth 400 mijë euro.

Vokshi: “Edi Rama nuk u tha kurrës shqipatrëve se çfarë pazari ka bërë me Fusha shpk kur ndërtoi shtëpinë e tij në Surrel që kushtoi rreth 400 mijë euro. Ai nuk dha asnjë faturë po atë e kemi paguar ne. Kompania Fusha ka marrë 127 tendera nga Edi Rama në 4 vjet gati 80 milionë

25 tendera në më pak se 2 vjet i janë dhënë kësaj kopamnie nga Erion Veliaj sekseri i Edi Ramës në bashki. Nëse do të ishte zbatuar ligji dhe do të kishte ftiuar kompania me vlerën më të ulët, Buxhetit do ti ishin kursyer miliona euro për rikonstriksionin e Teatrit. Pa garë iu dha sheshi Skënderbej, bulevardi i Vlorës, rikonstruksioni i Ministrisë së Brendshme.

Ajo, kompania guackë ku do të pastrojë paratë; skema mafioze e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit dhe e grabitjes së pronës publike është shumë e qartë. Edi Rama nxjerr jashtë loje Gjykatën Kushtetuese, miraton kompaninë, por ka harruar të llogarisë popullin, PD dhe qytetarët që duan të ruajnë vlerat kulturore; qytetarët që nuk pranojnë grabitjen nuk do të lejojnë triumfin e së keqes.

Transparenca e përditshme do të ndihmojë shqiptarët. Në ditët në vitijm, PD do të publikoë fakte të tjera të errëta që lidhin Edi Ramën, Erion Veliajn dhe kompaninë Fusha me botën e krimit dhe drogës.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.