E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grekët: Ngrin marrëveshja me Shqipërinë, flasim në janar 2019
Lajme

Grekët: Ngrin marrëveshja me Shqipërinë, flasim në janar 2019

Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar sërish një tjetër artikull çështjes së paktit me Shqipërinë. Në të sot shkruhet se do të ndodhë një “ngrirje” e përkohshme e marrëveshjes me vendin tonë, deri në përfundimin e çështjes me Maqedoninë.

Sipas gazetës, reagimet e ashpra të brendshme dhe procesi i gjatë kohor i marrëveshjes së Prespës nga njëra anë, dhe pozicionet e ndryshme të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta nga ana tjetër, duket se kanë ndikuar në vendimin e fundit politik të kryeministrisë greke për shtyrjen e firmosjes dhe ratifikimit të marrëveshjes me Shqipërinë.

Sipas Kathimerini, paketa e marrëveshjes mbyllet përkohësisht në sirtar deri pas Janarit 2019, kur pritet ratifikimi i marrëveshjes me Maqedoninë në parlamentin grek, pa ndaluar gjithsesi puna e ekipeve negociatore në tërësi, raporton Ira Londo.

Përveç aspektit politik të çështjes, negociimi i AOZ përbën një temë mjaft delikate sidomos për palën shqiptare, theksohet në reportazh, pasi presidenti Meta nuk nxiton që pakti të mbyllet ndërsa kryeministri Rama është pro miratimit të afërt.

Në axhendën e palës shqiptare akoma mbetet e hapur çështja çame, që për palën greke nuk ekziston, disa çështje kanë marre rrugën e zgjidhjes si njohja e patentave shqiptare ne Greqi, identifikimi dhe kthimi i eshtrave të ushtarëve grekë, ndërsa vijojnë punimet në pjesën ligjore të abrogimit të ligjit të luftës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.