E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema mashtruese në Shqipëri/Si po ju vjedhin kompanitë vetëm me një zile në celulari
Publik News

Skema mashtruese në Shqipëri/Si po ju vjedhin kompanitë vetëm me një zile në celulari

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i çuditshëm. Më shumë është një zile të cilën mund ta interpretoni për telefonatë nëse nuk e keni parë në kohë reale. Gjasat janë që të jetë me një prefiks +375, +371, +370 që i përkasin respektivisht shteteve si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia,  por kjo nuk përjashton prefikse të tjera.

Kini kujdes! Në fakt nuk është duke ju telefonuar askush, thjesht po tentojnë t’ju “peshkojnë” që ju të ktheni telefonatën duke iu bërë që të shpenzoni para. Kjo është skema mashtruese e radhës e cila po bëhet problem edhe në Shqipëri.

Operatorët e telefonisë celulare raportojnë se kohëve të fundit kjo është kthyer në një shqetësim real pasi njerëzit nuk e dinë dhe kthejnë pas telefonatën duke u faturuar, kurse kompanitë nuk kanë mekanizma për të ndaluar këto lloj telefonatash që vijnë nga jashtë.

Si funksionon skema

Për të ilustruar sesi funksionon skema do t’i referohemi një rasti konkret. Në numrin e X qytetari të shtunën e kaluar në orën 18:42 vjen telefonata e parë. Qytetari e konstaton këtë telefonatë (që në fakt ka qenë zile e shkurtër) në orën 18:53 dhe kthen pas telefonatën e cila zgjat 15 sekonda, pa asnjë zile si paralajmërim, iu del sekretaria e cila është duke folur në rusisht.

Duke qenë se duket që diçka nuk është normale qytetari mbyll telefonin. Faturimi i tij pak orë më vonë rezulton me 105 lekë ekstra jashtë paketës. Pas kësaj telefonate nisin në seri zilet e shkurta nga një numër tjetër i ngjashëm, dhe pas tij edhe një tjetër por gjithmonë të ndryshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.