E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Gjylet” e makutërisë Rama-Fusha, po shkatërrojnë teatrin në “Vitin e Skëndërbeut”
Publik News

“Gjylet” e makutërisë Rama-Fusha, po shkatërrojnë teatrin në “Vitin e Skëndërbeut”

Edhe Skënderbeu ndërtonte kala të reja, por nuk shembte ekzistueset

Referuar ligjit të miratuar në parlament nga “rilindësit”, qeveria ka “parkuar” rruspat para godinës së teatrit Kombëtar për ta shëmbur, duke pritur formalisht firmën e Presdentti e cila edhe nëse hidhet kundër prishjes, mund të shtyjë ditët, por nuk e ndalon dot shëmbjen e Teatrit, mbasi siç dihet, Presidenti ka vetëm 1 herë të drejtë kundërshtimi, pastaj vendos vetë “teatri kukullave me 75 deputetët” kokulur të “rilindjes”, nën drejtimin e “dirigjentit” Rama!

Çudia është se Teatri Kombëtar, megjithëse është vlerë kombëtare si art dhe si godinë e parë e teatrit zyrtar në Shqipëri, po shkatërrohet në përvjetorin e 80-të të tij, dhe në mesin e “Vitit të Skënderbuet”, madje edhe projekti për prishjen e Teatrit është hartuar dhe prezantuar nga qeveria, në datën 6 maj 2018, në Ditën e Lindjes së Skënderbeut (6 maj 1405)!

Rrafshimi i Teatrit Kombëtar është një “fitore” e qeverisë kundër vlerave monumentale, kundër kulturës, artit dhe artistëve, arritur në “Vitin e Skëndërbeut”, ndërkohë që në listën e aktiviteteve dhe ndërhyrjeve në monumentet e kulturës me rastin e “Vitit të Skënderbeut”, nuk figuron as restaurimi dhe as shëmbja godinës “Monument Kulturor-Historike” të Teatrit Kombëtar!

Mirëpo ja që u vendos të shkulet nga themeli me ‘topat” e tenderit të firmës Fusha, të mbushur me “barut e gjyle” nga qeveria e “rilindjes”, ndërkohë që edhe vetë Skënderbeu ndërtonte kala  te reja dhe mbronte egzistueset./pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.