E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
30 milionë lekë detyrime, dy regjisorët e protestës për Teatrin të dënuar për vjedhje
Publik News

30 milionë lekë detyrime, dy regjisorët e protestës për Teatrin të dënuar për vjedhje

Protesta kundër shembjes së Teatrit ka qenë një ndër temat më të diskutuara që ka hapur debate dhe ka nxitur reagime në rrjetet sociale por edhe në politikë.

Mirëpo dy prej drejtuesve të protestës, regjisorët Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë të dënuar për vjedhje fondesh të filmave me vendim të formës së prerë.

Ka qenë Gjykata e Rrethit Tiranë, e cila i ka shpallur ata të dy si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh pas një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

Sipas këtij vendimi Çipi e Budina morën paratë nëpërmjet shoqërisë “ARTEMEDIA FILM shpk”, por nuk e prodhuan asnjëherë filmin për të cilin ishin paguar.

Ky film mendohej të ishte me metrazh 60 minuta mirëpo mosrealizimi i tij ka bërë që QKK t’i drejtohej menjëherë gjykatës  me një kallëzim civil për regjisorët,të cilët janë shpallur fajtorë me akuzën e vjedhjes së fondit.

Nga provat e paraqitura në gjykim, gjykata e ka gjetur të drejtë kërkesën e QKK-së, ndaj ka vendosur pranimin e kërkesëpadisë dhe detyrimin e palës së paditur, “ARTEMEDIA-FILM” shpk, me drejtues Çipin dhe Budinën, të përmbushë kundrejt palës paditëse “Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, detyrimin që rrjedh nga kontrata, i llogaritur në masën 30 milion lekë (8.8 milion lekë shuma e akorduar + 21.2 milion lekë penalitet), si dhe përballimin e shpenzimeve të gjyqit.

Megjithatë ata nuk e kanë kthyer mbrpasht këtë pagesë pasi  Zyra e Përmbarimit Tiranë në citin 2006  pushoi urdhrin e ekzekutimit sepse të paditurit, pra Çipi dhe Budina, nuk kishin pasuri për shlyerjen e detyrimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.