E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri  viziton Nexhmije Pagarushën  në spital
Lajme

Ministri viziton Nexhmije Pagarushën në spital

Ministri i i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Kujtim Gashi, ka vizituar ditën e sotme të madhen Nexhmije Pagarusha.

Ajo është shtruar me urgjencë në spital mbrëmjen e djeshme, pas një komplikimi me shëndetin.

Deri më tani nuk është bërë publike në media shkaku i dobësimit shëndetësor të bilbilit të këngës shqipe, ndërsa ministri Gashi shprehet se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Gashi shkruan në Facebook, pas vizitës:

E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.