E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Lavë bombë”, turistët shohin tmerr me sy në mes të detit. Ja si u godit anija nga vullkani (VIDEO)
Bota

“Lavë bombë”, turistët shohin tmerr me sy në mes të detit. Ja si u godit anija nga vullkani (VIDEO)

Një “lave bombë”, një copë fluturuese e shkëmbit të shkrirë, goditi një varkë turistike në oqean pranë ishullit të madh të Hawaiit, duke goditur çatinë e anijes dhe duke plagosur njerëzit në bord, konfirmon departamenti zjarrfikës i ishullit.

llava

Mediat e huaja raportojne se paku 22 persona te plagosur kur zjarri i laves goditi anijen turistike me 52 persona brenda.

Sipas mjekeve, dhjetë vetë u trajtuan në vend kur varka arriti në Wailoa Harbor, ndërsa pjesa tjetër u dërgua në spital.

Ndërkohë që turistët që donin aventuren me anije kane pare tmerr me sy pasi vetem kete nuk e kishin imagjinuar, pasi kompania që organizoi udhëtimin u kishte premtuar një “përvojë që do tu ndryshonte jetën”.

Nga ana e tij, Departamenti i Tokës dhe Burimeve Natyrore të Hawaii ne deklaraten e bere njoftoi se anija kishte lundruar “jashtë zonës së sigurisë të Gardës Bregdetare të SHBA-së” në momentin që ishte ‘bombarduar’ nga lava.

Kurse, rojet bregdetare per te shmangur probleme te tjera me rrezik per jeten, u kerkojne anijeve te respektojne kufirin e sigurisë prej 300 metrash, e vendosur rreth të gjitha pikave hyrëse të llavës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.