E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dasma u kthye në mort/ Ulërimat e vogëlushit “hero” që shpëtuan nënën dhe motrën, por babai nuk është më…
Bota

Dasma u kthye në mort/ Ulërimat e vogëlushit “hero” që shpëtuan nënën dhe motrën, por babai nuk është më…

Ata e gjetën të voglin të ecte nëpër errësirë, mes pemëve të ullirit, duke qarë dhe duke ulëritur. Kërkonte ndihmë për nënën e tij, babanë dhe motrën e vogël që kishin mbetur mes hekurishteve të Audit, të përplasur me një Fiat Panda.

Tetë vjeçari, i vetmi i familjes që arriti të dilte nga makina, kërkonte dikë që të ndihmonte pjesën tjetër të familjes të aksidentuar afër Leçes. Por babai, ish-financier 41-vjeçar Franco Calogiuri, tashmë kishte

Humbën jetën në përplasjen e tmerrshme që shkaktoi një tjetër viktimë, 68 vjeçari që drejtoi mjetin Fiat Panda, Santo Greco.

Ekipet e shpëtimit kanë dëgjuar ulërimat e të voglit dhe, me ndihmën e elektrikëve të dorës që bënin dritë, e gjetën dhe e shpëtuan. Ndërkohë ambulanca kishte marrë për në spital nënën e tij, Roberta Budano dhe motrën e tij dhjetëvjeçare. Të dyja në gjendje shumë të rëndë. Në një tjetër ambulancë u transportua Oronza Bianco, gruaja e të moshuarit që humbi jetën në makinën tjetër, edhe ajo në gjendje të rëndë.

Heroi i vogël u shtrua në pediatri, në Fazzi, që në këto momente është rrethuar nga përkëdhelitë e mjekëve, infermierëve dhe familjes. Do të vijë dita kur duhet të mëosjë të vërtetën e tmerrshme: që babi i tij nuk jeton më.

Ai është i vetmi që nuk ka pësuar lëndime serioze nga përplasja.

Ishte prekës momenti kur policët dhe mjekët që mbërritën në vendngjarje u siguruan që i vogli ishte mirë.

Familja Calogiuri dhe çifti i të moshuarave ktheheshin nga një dasëm. Festa të ndryshme, por një fund tragjik që i bashkoi të dyja familjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.