Hahn thirrje qeverisë: Së shpejti ulemi në diskutime, duhet të keni njerëz me përvojë
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, i bëri thirrje qeverisë që të ketë njerëz me përvojë në çdo ministri, në vijim të bisedimeve me institucionet e BE, në kuadër të çeljes së negociatave.
“Po hyjmë në një fazë të re që do jetë mjaft kërkuese me të dyja palët. Nga shtator do zhvillohen takime në Bruksel me fokus të kapitujt 23 dhe 24. Do jetë thelbësore në periudhën që vjen të caktohen burime në buxhet për tu përballur me këtë, por edhe brime njerëzore. Po shoh ministrin e financave, por jo vetëm ai, në çdo ministri të linjës, duhet të keni njerëz me njohuri se do negocioni me drejtoritë e specializuara të komisionit. Duhet të kemi njerëz me përvojë në mënyrë që të kryejmë ketë procedurë kaq të rëndësishme. Është thelbësore që të vijojnë përpjekjet në programin e përparësive të reformave”.
Duke u ndaluar te reforma në drejtësi, Hahn tha se duhet bashkëpunim mes palëve politike në mënyrë që largimi nga trupa e drejtësisë për shkak të vetingut, mos të krijojë ngërç, por të funksionojë një mekanizëm për zëvendësimin e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



