Kapet sasi e madhe droge dhe 100 mijë euro/ Në kërkim bosi shqiptar i grupit kriminal, arrestohet e shoqja
Një grup kriminal shqiptaro-grek është goditur nga policia helene. Drejtuesi i grupit, që sipas hetuesve grek është një shqiptar, është ende në kërkim policor.
Më 29 qershor, oficerët e policisë vunë në pranga 24 anëtarë të grupit kriminal (mes 20 dhe 71 vjeç) dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme drogë: 10 kg marijuanë, kokainë e heroinë, armë dhe 93,000 euro.

Në vijim të hetimit, janë gjetur 1 kg kokainë në banesën e shqiptarit të shpallur në kërkim në Marousi, raportojnë këtë të premte mediat greke. Droga e përzier me oriz u gjet e groposur ne 55 cm thellësi, brenda ne një vazo xhami.

Bashkëshortja e tij 48 vjeçe u vu në pranga. Gjithashtu u arrestuan edhe 2 persona të tjerë nga efektivët e policisë së Atikës.

Grupi akuzohet se së fundi ka realizuar 11 vjedhje banesash dhe personash dhe 7 vjedhje makinash.

Makinat e vjedhura ata i përdornin në aktivitete kriminale.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



