E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritol në banesën e  29-vjeçarit të dënuar për vrasje
Publik News

Tritol në banesën e 29-vjeçarit të dënuar për vrasje

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një banesë në Bathore. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një banese dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Banesa ku ka ndodhur shpërthimi është e Gazmir Dacit, i cili ndodhet aktualisht në burg. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton.

Kush është Gazmir Daci?

Daci ndodhet në burg për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Robert Kolaverit. Ai është dënuar nga gjykata me 35 vite burg në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Por nuk është hera e parë që ndaj Dacit janë bërë tentative për vrasje. Gazmir Daci i shpëtoi një atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, në vitin 2016.

Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëriri i tij Enea Caka 24 vjeç qëlluan me armë brenda burgut të Vaqarrit gjatë kohës që të dënuarit ishin në orarin e ajrimit.

Plumbi kapi në këmbë shtetasin Lili Dulajn, duke e lënë të plagosur, ndërsa objektivi i vërtetë ishte Gazmir Daci, i cili gjendet po në Burgun e Vaqarrit dhe në momentin e sulmit ishte pak metra larg Dulajt.

Ky nuk është shpërthimi i parë për familjen Daci. Në fillim të vitit 2017 në lokalin e Xhelal Dacit, babait të Gazmirit, në rrugën ‘Demokracia’ në Kamez pati një shpërthim me tritol, që shkaktoi vetëm dëme materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.