A po udhëton Basha të takojë Presidentin Trump?
Lulzim Basha pasi ka festuar datelindjen ka ndërprerë sot papritur fushatën elektorale dhe është larguar jashtë vendit. Ai nuk do të jetë në asnjë miting elektoral pasditen e sotme sikurse ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, ndërsa është larguar pa asnjë njoftim.
Lulzim Basha ka udhëtuar me bashkëshorten Aurelën drejt Frankfurtit në Gjermani me fluturimin e orës 13:00-15:40. Nga ky aeroport ai do niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak ditë më parë gjatë një takimi elektoral, kreu i PD zbuloi se do të kishte një takim me Donald Trump së shpejti, por nuk dha asnjë detaj më tepër.
Lulzim Bashaka ka ndërprerë takimet politike për zgjedhjet e 25 qershorit, ndoshta për këte takim të rëndësishëm me Presidentin TRUMP
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



