E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cërrik/Tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me 70 vjeçaren  me dhunë por arrestohet
Lajme

Cërrik/Tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me 70 vjeçaren me dhunë por arrestohet

Një 53-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në Cërrik, ndërsa i arrestuari është identifikuar si T. Allkja, banues në fshatin Shalë.

Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik. 53-vjeçari rezulton me precedent penal, pasi është dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje.

Allkja dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të me dhunë, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar. Policia sqaron se mes 53-vjeçarit dhe familjes së të moshuarës ekziston një lidhje shumë e gjatë miqësie. Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur dhe ka shkuar për një vizitë të rastit në banesën e të moshuarës, e cila jeton me djalin dhe familjen e tij. Por, duke parë që e moshuara ka qenë e vetme dhe nën efektin e alkoolit, Allkja ka tentuar ta përdhunojë, duke e shtrirë me forcë në një nga divanet e banesës.

Por, 73-vjeçarja ka nisur të bërtasë dhe menjëherë i kanë ardhur në ndihmë fqinjët, të cilët më pas lajmëruan Policinë për atë që kishte ndodhur. E moshuara ka deklaruar në Polici se miku i familjes kishte shkuar për vizitë, por kur e pa që ajo ishte e vetme ka tentuar ta përdhunojë.

Ndërkohë, 53-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat e të moshuarës duke deklaruar se ajo gënjente, ndërsa dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Rreth dy vjet më parë, ai është dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”. “Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestua në flagrancë shtetasi: Tahir Allkja, 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik,(i dënuar më parë për veprën penale ‘Dhunë në familje’). Ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R. T. 73 vjeçe, banuese në Cërrik dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar”, bëhet e ditur nga Policia.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.