EMRI/ Vrau bashkëshorten në 2009, si u arrestua burri i dënuar me 18 vjet burg (video)
Policia ka arrestuar 46-vjecarin Maksim Hodaj, i denuar me 18 vjet burg per vrasjen e bashkeshortes se tij. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2009, ne fshatin Armen, nderkohe qe sipas policise, autorit i kane mbetur edhe 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg per te kryer.
Njoftimi i policise
Strukturat Policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet Policore të Komisariatit Vlorë në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien para drejtësisë autorët e veprave penale, kryesisht shtetasit e shpallur në kërkim për krime të rënda, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:
Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.
Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të Vrasjes, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Shtetasi do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg.
Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen ku ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



