E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi u diskredituan, krerët e shtetit publikojnë fotot nga jahti
Lajme

Pasi u diskredituan, krerët e shtetit publikojnë fotot nga jahti

Presidenti Hashim Thaçi po pushon në bregdetin shqiptar në shoqërinë e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe gazetarit Baton Haxhiu.

Fotot nga dreka e krerëve të shtetit në Shëngjin i ka publikuar Ministri i Jashtëm Pacolli në Facebook.

“Drekë e këndshme në Shëngjin me Presidentin e RK Hashim Thaqin”, shkruan Pacolli duke publikuar dy fotografi.

Pacolli publikoi fotot pasi koha e tyre e relaksit u publikua në media.

Gazetari Baton Haxhiu ka shkuar në deti me Hashim Thaçin vetëm pak ditë pasi i dha përkrahje publike idesë së tij për korrigjim kufijsh. Haxhiu në bregdetin shqiptar ka shkuar edhe me Zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli. Baton Haxhiu para disa ditësh ishte shpërblyer nga Thaçi edhe me Medalje Presidenciale.

Gazetari Baton Haxhiu e ka përcjellë Hashim Thaçin edhe në bregdetin shqiptar. Ata kanë shkuar bashkë në jahtin e Behgjet Pacollit. Shefi i Shtetit ka shkuar në pushime vetëm pak ditë pasi Baton Haxhiu i dha përkrahje publike idesë së korrigjimit dhe shkëmbimit të territoreve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.