Kamzë/Qëllojnë në drejtim të lokalit pastaj i vendosin eksplozivi
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Kamzën mëngjesin e sotëm. Para pak minutash është dëgjuar si shpërthim shumë pranë bashkisë.
Nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale të konsiderueshme. Lokali është në pronësi të familjes Halili. Të pyetuar nga policia ato thonë se nuk kanë konflikte me askënd.
Informacion paraprak nga Policia Tiranës:
Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.
Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nderkohe BW ka siguruar edhe nje video me pamjet nga vendi i ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



