E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari, mori armën e babait dhe tentoi ta…
Lajme

EMRI/ Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari, mori armën e babait dhe tentoi ta…

Një 24-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se  ka vjedhur një biçikletë.

Po ashtu mësohet se ai ka marrë dhe armën e gjahut që babai i tij e kishte me leje dhe  ka tentuar që ta shiste.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Eldo Musaku, 24 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas në datën 14.08.2018 në fshatin Fiershegan dyshohet se ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A.Ç, 24 vjeç.

Po kështu nga hetimet e kryera ka rezultuar se po në datën 14.08.2018 në mbrëmje, shtetasi  Eldo Musaku ka marrë armën e gjahut teke e cila është në emër të babai te tij, shtetasit P.M, me qëllim shitjen e saj. Shtetasi Eldo Musaku këtë armë gjahu e ka marrë pa dijenin e babai të tij dhe nuk posedon leje nga organet kopetente.

Nga kontrollet e ushtruara, shtetasit Eldo Musaku i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale biçikleta e shtetasit A.Ç  dhe arma e gjahut teke.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale  “Vjedhje” dhe  “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, parashikuar nga Nenet 134 dhe 280 të Kodit Penal.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.