E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A e njeh Balla biznesmenin Edmond Bego? Përgjigjet deputeti: I njoh dhe familjen, por…
Politikë

A e njeh Balla biznesmenin Edmond Bego? Përgjigjet deputeti: I njoh dhe familjen, por…

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga një konferencë më dy deputetë gjerman, në lidhje me procesin e integrimit u është përgjigjur dhe një herë akuza të opozitës.

Balla tha se e e njeh familjarisht, por garantoi se nuk ka asnjë mburojë ligji për shtetasin Edmond Bego.

Opozita ka aluduar për lidhje mes jush dhe Bego, a mund ta shpjegoni nga e njihini dhe cilat janë marrëdhëniet me personin në fjalë?

Lidhur me akuzat e gojëtarëvet të PD do i përgjigjesha vetëm njërës. A ka qenë sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person, apo ka siguruar mburojë politike? Për ne dhe për mua personalisht sundimi i ligjit është dhe duhet të jetë i njëjte për të gjithë. Perosnin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijë, por kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë politike dhe përgjigjen për ketë e ka dhënë dje policia e shtetit. Në fund të kësaj historie do kemi një pjesë të Babale të serisë 3. Personi nuk është në kërkim nga asnjë prej shërbimeve dhe pas verifikimeve pyeteni personin nëse ka pasur nevojë për mburojë politike

Por media prane qeverise , shkruajne se Taulant Balla dhe Edmond Bego njihen shumë mirë me njëri-tjetrin, siç edhe ai e pranon. Ata janë miq tryezash, ku ndajnë së bashku kokainën në lokalet e Bllokut dhe kumarin.

Të dhënat tregojnë se Edmond Bego është poseduesi i 3.4 milionë eurove të sekuestruara në ‘Toyota Yaris’ dhe se dy vëllezërit dibranë janë bashkëpunëtorë të tij.

“Mbajeni mend këtë që po ju them. Dhe ka porositur një Toyota Yaris, por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, paralajmëroi Basha nga foltorja e Kuvendit Ballën, para bllokimit të parave.

Ditën e djeshme Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë që të hetojë policinë se pse nuk është arrestuar ky përson i dënuar në Itali dhe se çfarë e ka penguar ta arrestonte këtë person.

PD akuzoi deputetin socialist Balla per mbështetje të Edmond Begos, I cili ishte I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe I dënuar për trafik droge.

Deputeti Alibeaj beri dhe disa pyetje per Taulant Ballen.

Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?

Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?

A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

Deputeti demokrat ngriti disa pyetje institucioneve për të cilat kërkon përgjigje:

“Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare? Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?”.

Këtyre pyetjeve konkrete Taulant Balla nuk pranoi t’u përgjigjej por konfirmimi i njohjes dhe miqësisë së tij me Begon dhe familjen e tij, flet shume…

Edmond Bego, u arrestua nga policia greke për llogari të shtetit Italian, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë). Edmond Bego do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.