Aksidenti tragjik në Fier/ Arrestohet drejtuesi i “Benz-it”, hyri në parakalim të gabuar (VIDEO-FOTO)
Edmond Asllani është arrestuar pas aksidentalit të një dite më parë në Fier, ku një grua shtatzënë humbi jetën. 31-vjeccari akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Konkretisht, dyshohet se ai ka hyrë në parakalim të gabuar, manovër që ka sjellë aksidentin tragjik.
“Më datë 21.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Asllani, vjeç 31, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përplasur me mjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin L.T., vjeç 32, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetin A.T., vjeç 64, banues në fshatin Martin. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip ’Audi’, shtetasja M.T., vjeçe 27, banuese në fshatin Martin si edhe aktualisht ndodhen në spital shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., vjeçe 41, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin ‘Audi’ dhe drejtuesi i mjetit ‘Benz’ shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T, 1 vjeç,”,njoftoi Policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



