Aksidentohet punonjësi i Policisë Kufitare të Kakavijës, rëndë në spital (emri)
Aksidentohet një punonjës i Policisë Kufitare të Kakavijës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Sipas Shqiptarja.com, bëhet fjalë për Shkëlqim Lilen me detyrë polic në Drejtorinë Kufitare.
Mësohet se polici ka qenë duke u kthyer nga shërbimi kur është goditur nga një automjet në vijën e gjelbër të kufirit, në urën e fshatit.
Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku thuhet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia thotë se personi që shkaktoi aksidentin është shtetasi Arjan Kushe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



