Reagon Rama për avionin privat:Si kalimtar mbi këtë tokë kam pasione të tjera jo avionin…
REAGON RAMA PER HERE TE PARE
Rama: Eshte per te ardhur keq se si peshkohen sot njerez jo keqdashes nga lajmet e rreme e nga akuzat neper rrjetet sociale! Sa per dijeni, une kam vendosur qysh diten e pare rregullin qe qeveria, qe nga kryeministri e me radhe, nuk udheton me ne business class po ne klasen ekonomike si gjithe njerezit e zakonshem. Se dyti une kurre nuk kam marre nje bilete per veten e lere me pastaj per familjen, kur kam udhetuar (ne shume pak raste ne keto pese vjet, sepse edhe pushimet i’a kam ndaluar vetes e ministrave t’i bejne jashte Shqiperie) per arsye joshteterore dhe si rrjedhoje udhetimet e mia i kane kushtuar me pak buxhetit te shtetit se sa ato te tjeterkujt ne detyren time – rastet e udhetimeve te punes me charter nuk e kane renduar asnjehere buxhetin e shtetit dhe nuk jane perdorur kurre per arsye private apo per familjen time siç eshte genjyer paturpesisht ne rrjetet sociale. Se treti, une isha ne Torino si i ftuar i klubit te Juventusit dhe fale mikut tim Igli Tare qe me dha mundesine e udhetimit me charterin e prenotuar prej atij vete, duke qene se ndodhet ne Shqiperi me pushime. Pra shkurt, udhetimi im nuk kushtoi as edhe nje qindarke te vetme, zero.
Keshtu qe me vjen sinqerisht keq po edhe per te qeshur te them te drejten, kur degjoj e lexoj per te tilla muhabete krejt pa lidhje me personin tim. Kush me njeh, e di fare mire se s’jam aspak i dhene pas qejfeve, luksit, restoranteve e lere pastaj makinave, helikoptereve e avioneve, automjete me te cilat me lidh thjesht puna! Pasionet e politikes, artit, librave e filmave, me dalin e teprojne si kalimtar mbi kete tokeKush s’me njeh le te mundohet ta marre me mend se ka edhe keshtu ne kete bote te larmishme..

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



