FOTO/ Ja kush është 54-vjeçari që u vra me thikë në Shkodër, dyshimet pse u ekzekutua (video-foto)
Personi që shihni në fotografi është Prendush Fushaj, 54-vjeçari i vrarë me thikë pasditen e sotme në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Prendush Fushaj dhe Fredi Pëllumbi, viktima dhe autori i dyshuar i vrasjes së pasdites së sotme në Shkodër, kishin konflikte mes tyre.
Konflikti për vjedhjen
Krimi ka ndodhur “për motive të dobëta”, njoftoi zyrtarisht Policia.
54-vjeçari Fushaj kishte denoncuar në polici së fundi se i ishte vjedhur një sasi parash. Dhe si të dyshuar, kishte ‘ngritur gishtin’ pikërisht nga Fredi Pëllumbi, 30 vjeç. Ky i fundit është shoqëruar nga efektivë të policisë së Shkodrës, që duket se nuk kanë gjetur prova për të provuar fajësinë, e më pas është lënë sërish i lirë.
Vrasja në banesë
Konflikti mes tyre duket se është ndezur me kalimin e ditëve dhe këtë të hënë, autori ka shkuar te banesa e viktimës në vendin e quajtur ‘Ura e Thive”. Mes tyre ka pasur një debat me fjalë që ka agravuar në përdorimin e armës së ftohte, e që ka sjellë humbjen e një jete.
Në një moment, Fredi Pëllumbi godet me thikë Prendush Fushajn duke e lënë të plagosur rëndë. Plagët e marra nga 54-vjeçari kanë qenë të rënda. Pvarësisht transportit në spital, 54vjeçari ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë”, njoftoi Policia e Shkodrës.

Autori ende në kërkim
Pas krimit, autori është larguar nga banesa. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje kanë nisur punën për lokalizimin e 30-vjeçarit dhe arrestimin e tij. Janë ngritur postblloqe, krehja e zonës dhe veprime të tjera të tjera hetimore, që mund ti çojnë efektivët në gjurmët e Fredi Pëllumbi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



