E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vezaj: Këta janë VETTING-sat, që pritet të pastrojnë sistemin!  Fatkeqësisht disa prej tyre nuk e kanë pastruar vetën!
Publik News

Vezaj: Këta janë VETTING-sat, që pritet të pastrojnë sistemin! Fatkeqësisht disa prej tyre nuk e kanë pastruar vetën!

Gazetari i “ABC News”, Flamur Vezaj, ka përshkruar shkurtimisht cv e 12 anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përzgjedhur nga komisioni Ad Hoc i kryesuar nga deputeti i PS-së, Pandeli Majko gjatë ditës së sotme.

Nëpërmjet një shënimi në Facebook, Vezaj shkruan se disa nga emrat e përzgjedhur, fatkeqësisht, nuk e kanë pastruar veten.

Komisioni Ad Hoc zgjodhi kandidatët Etleda Çiftja , Firdes Shuli , Genta Bungo , Xhensila Pine , Roland Ilia , Alma Vokopola , Pamela Qirko , Valbona Sanxhaktari , Brunilda Vasha , Lulzim Hamiti , Olsi Komici dhe Suela Zhegu.

Komisioni zgjodhi edhe dy anëtarët zëvendësues; Vojo Mali dhe Pal Shkambi.

Postimi:

Këta janë VETTING-sat, që pritet të pastrojnë sistemin!

Fatkeqësisht disa prej tyre nuk e kanë pastruar vetën!

Nuk e kuptoj si do bëjn VETTING-un, një kryetar partie, një i akuzuar për shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentash, profesor/esha që zihen me studentët me grushta, kryetar orgniazatash, biznesmen apo kusherir/a te titullarave te institucioneve! Vetëm ndonjë tek-tuk, i shoh të pastër, të tjerët mjerë drejtësia ku do të përfundoi!

#të_korruptuar_që_duan_të_pastrojnë_korrupsionin#

#Shqiperi_moj_e_mjera_Shqiperi#

#@LISTAT:

Firdes Shuli, Noter i akuzuar për falsifikim dokumentesh

Olsi KOmiçi, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh

Genta Tafa (Bungo), pedagoge me probleme me studentët në Universitete

Valbona Sanxhaktari, juriste në kryeministri

Roland Ilila, avokat dhe pedagog në Universitetin e Shkodrës

Brunilda Bektashi (Vasha), jurist në ish-CEZ-in e çekëve

Suela Zhegu, specialist e burimeve njerëzore në KLD

Pamela Qirko, jurist dhe biznesmene

Xhensila Pine, pedagode dhe administrator në kompani sigurimesh

Etledia Çiftja, jurist

Lulzim Hamitaj, Avokat në Itali

Alma Vokopola, ish-Koordinatore të Grupit për Edukimin Juridik

###ZËVENDËSUES:

Pal Shkambi, kryetar i Partisë Popullore Kristiandemokratike Shqiptare

Vojo Malo, avokat dhe Kryetar i Komisionit të Etikës në KOKSH

###KOMISIONET:

Herald Saraçi, për Komisionin e Parë Publik, shkrimtar

Florian Ballhysa, për Komisionin e dyte  publik, OJQ

Aldona Syla, zv/komisioner – Bashkëshortja e kryetarit të Gjykatës së Vlorës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.