E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arkiv magazine/Telegrami nga Hollywood-i për mbretin Zog, kërkohej që motrat e tij të luanin në filmin “Graustark”
Publik News

Arkiv magazine/Telegrami nga Hollywood-i për mbretin Zog, kërkohej që motrat e tij të luanin në filmin “Graustark”

FRANCE-Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të mërkurën e 23 marsit 1938, në faqen n°5, telegramin e producentit të njohur në Hollywood, z. Samuel Goldwin, i cili dëshironte asokohe që motrat e Ahmet Zogut të luanin në filmin e tij “Graustark” dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar autorizimin e mbretit të shqiptarëve.

“Dëshirojmë të diskutojmë me ju dhe princeshat mbretërore mundësinë për të marrë mendimin e tyre si eksperte për realizimin e “Graustark”, një film ku ngjarja zhvillohet në një mbretëri të vogël mitike të Evropës Qendrore.”

“Dëshirojmë gjithashtu të diskutojmë për mundësinë që princeshat të shfaqen vetë në filmin e personazheve mbretërore. Në rast marrëveshjeje, dëshirojmë të kemi autorizimin e mbretit Zog.”

 Gazetarët u nxituan menjëherë në kërkim të tri motrave të mbretit Zog, të cilat kanë qenë në Amerikë për njëfarë kohe. Por këto, të frikësuara nga të gjitha zhurmat që tashmë janë përhapur rreth tyre, refuzojnë çdo intervistë dhe kanë ikur nga Nju Jorku për t’u strehuar te një mik i familjes së tyre, në Filadelfia.

 Mendohet se mbreti Zog do të refuzojë autorizimin e kërkuar.

 Ishte pikërisht z. Samuel Goldwin, i cili, kohët e fundit, i kërkoi qeverisë egjiptiane leje për të marrë me qira « një apo disa piramida », me qëllim pajisjen e tyre me drita neoni, të cilat do të vinin në pah lavdinë e firmës së tij.”

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1938-telegrami-nga-hollywood-i-per-mbretin-zog-qe-motrat-e-tij-te-luanin-ne-filmin-graustark/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.