Burri që piu fotoksinë dje në Sarandë humb jetën sot
Nuk ia doli dot, humb jetën në spital e Tiranës
Ka humbur jeten ne spitalin e Toksikologjise ne Tirane 50 vjecari Sali Leka nga fshati Gjashte, bashkia Sarande. Lajmi behet i ditur per Panorama nga bluzat e bardha.
50 vjecari kishte konsumuar lende toksike te llojit fostoksine dhe u transportua me helikopter drejt Tiranes, por nuk mundi t’ja dilte dot.
Ndërkaq, shërbimet policore kanë nisur një hetim për të zbuluar shkakun se pse 50-vjecari ka tentuar t’i japë fund jetës.
(28 Gusht 2018) VIDEO/ Helmohet me fotoksinë, burri në luftë me vdekjen. Transportohet me helikopter drejt Tiranës
Një 50-vjeçar është transportuar në gjendje shëndetësore në urgjencën e spitalit të Sarandës. Sipas mjekëve, ai ka shenja të helmimit me fotoksinë. Dyshimet e policisë janë se burri ka konsumuar fotoksinë për ti dhënë fund jetës.
Sali L. 50 vjeç nga fshati Gjashtë është dërguar në repartin e urgjencës në Sarande pasditen e sotme në gjendje serioze për jetën. Diagnoza sipas mjekëve është “intoksikacion me fosfor organik, e llojit fostoksine”.
Pas ndihmës se parë, është transportuar me helikopter në qendrën e toksikologjisë në Tiranë.
Ndërkaq, shërbimet policore kanë nisur një hetim për të zbuluar shkakun se pse 50-vjecari ka tentuar t’i japë fund jetës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



