E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Betohet Avokatja e re e Popullit, ja CV-ja e juristes që u diplomua me medalje të artë
Lajme

Betohet Avokatja e re e Popullit, ja CV-ja e juristes që u diplomua me medalje të artë

Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca bëri sot betimin përpara deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Znj. Erinda Ballanca u zgjodh Avokat i Popullit në datë 22 maj 2017 me Vendimin e Kuvendit nr. 70/2017. Pas betimit të sotëm përpara deputetëve, znj. Ballanca do të fillojë menjëherë detyrën si titullare e institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, për një mandat 5-vjeçar.

Znj. Erinda Ballanca është diplomuar me Medalje të Artë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1996. Ajo ka një përvojë të suksesshme njëzetvjeçare si avokate, periudhë gjatë së cilës ka qenë e zgjedhur në pozicione drejtuese si në Këshillin Drejtues të Dhomës së Avokatisë të Tiranës, ashtu edhe në Asamblenë Kombëtare të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë. Gjithashtu gjatë periudhës së mësipërme znj. Ballanca ka qenë edhe lektore e të Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, si dhe ka dhënë kontribut në hartimin e legjislacionit shqiptar, duke filluar që nga Kushtetuta, e mjaft akte të tjera normative.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.