Nuk protestohet , para shtëpisë së gjaksit, i dergohet fjalë….
Nuk na ke bërë asgjë…
Plumbat ndaj mikes time të ngushtë Klod Lalës, më kanë tronditur shumë në aspektin njerëzor, por smë kanë tronditur aspak në aspektin profesional. 10 plumbat e natës mbi shtepinë e Klodit, janë sot pa dorac, por e kanë një mandatar. Ata që qëlluan mbi Klodin, janë po miq të tavolinës së Edi Ramës. Jo ata janë më shumë janë partnerët e tij dhe produkt i logoresë së pambarimtë të një kryeministri kundër medias të pagëzuar kazan prej tij. Ai që hungërin prej 5 vitesh kundër nesh, kundër sojit tonë se sulmon sojin e tij, e bëri pis frikën e Klodit dhe familjes së saj të qëlluar me cicërimën e tij të kobshme në Tëitter.
Orët e para të mëngjesit të sotëm ishin, finalizimi i një krimi të paralajmëruar shtetëror që është gatuar që prej dites së parë që Edi Rama vuri këmbë në pushtet e deri më sot. Edi Rama e ka vrarë median e lirë në 5 vitet e fundit, ndërsa sot asqerët e tij të natës me alltije në brez dhanë sinjalin e radhës se terezia shefit të deputetëve të lidhur kokë e kembë me krimin e ka sosur durimin. 10 plumbat e kallashit mbi shtepinë e Klodit, është nota maksimale që nxenësja e shkëlqyer e gazetarisë investigative mori për punën e saj, vlerësim më të madh se kaq ajo smund të merrte.
Burrneshën e Dibrës e njoh mirë, dhe e di që edhe pas kësaj ajo do vazhdojë ta paguajë kredinë e shtëpisë me të njëjtën rrogë të vockël të një pune të stërmundimshme me guxim të madh. Sepse kjo është Klodi. Prita shumë t’ia shkruaj dy fjalë motrës time të gazetarisë, prej merakut të vllait se mos nuk isha në lartësinë e duhur ku ajo është prej vitesh në këtë profesion, e prap smundem ta shuaj mllefin që na e prishi ditën e zymtë të një gushti të qelbur. Sot u zhvillua një protestë para kryeministrisë për Klodin por nuk shkova.
Nuk e ndjej të udhës të protesoj përpara derës së mandarit real të plumbave ndaj Klodit, para shtëpisë së gjaksit nuk protestohet, i dërgohet fjalë…
p.s…nuk na ke bërë asgjë, tani është radha jonë!…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




