E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vret shoqen e saj të ngushtë, donte t’i adoptonte 4 fëmijët. U zbulua kur…
Bota

Vret shoqen e saj të ngushtë, donte t’i adoptonte 4 fëmijët. U zbulua kur…

Një histori e tmerrshme ajo që ka ndodhur në Australi. Një grua është vrarë nga shoqja e saj e ngushtë, pasi kjo e fundit ishte verbuar nga xhelozia dhe zilia dhe donte ti merrte për vete 4 fëmijët e saj.  Fatin tragjik e ka pasur Samantha Kelly e cila u vra nga mikja e saj më e besuar, Christine Lyons.  Së fundi ajo ka dalë në gjyq dhe ka pranuar se ka vrarë shoqen e saj të ngushtë, pasi donte ti adoptonte 4 fëmijët, pasi vetë nuk mund të kishte dot fëmijë. Me ndihmën e dy burrave, të dashurit aktual dhe një tjetri, ajo e vrau shoqen dhe u mundua të fshihte cdo provë.

Ajo i përgatiti një helm që ia dha me një pije, por gruaja nuk vdiq në vend, ndaj ajo vendosi t’i jepte fund me disa goditje çekiçi në kokë.

Dyshimet e para u vunë re që pas funeralit, për mënyrën se si ajo po kujdesej për fëmijët, të cilat madje i thërriste edhe me emra të tjerë. Policia ra në gjurmë dhe më pas i provoi akuzat, deri sa ajo u rrëfye vete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.