E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horrori në Korçë/ Goditi disa herë me sëpatë ish-dhëndrin, 25-vjeçari  në gjendje kritike
Lajme

Horrori në Korçë/ Goditi disa herë me sëpatë ish-dhëndrin, 25-vjeçari në gjendje kritike

­25-vjecari nga Kamenica i cili u plagos nga ish-vjehrri mbëmjen e djeshme, është  në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës.

Gjendja shëndetësore e të riut është e rëndë dhe në rrezik për jetën, pasi ka demtime në kokë dhe qafë, nga goditjet disa herë me sëpatë. I plagosuri ka qëndruar për dy orë në reanimacion, por më pas ekipi i mjekëve vendosi ta dërgojë në Tiranë për mjekim të specializuar. Nga spitali i Tiranes, behet me dije se 25-vjecari  eshte në rrezik për jetën.

Plagos me mjete të forta ish-dhëndrrin, 25-vjeçari në gjendje të rëndë

Më datë 09.09.2018, rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasit Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij shtetasit S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

policia-e-korces-1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.