Seanca e opozites në Vlorë, Basha e nis me denoncime: Shteti në kolaps, jemi në emergjencë
Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kane nisur paraditen e sotme seancen e jashtezakonshme ne Vlore.
Njësoj si në tre takimet e para, edhe sot Basha e ka nisur me denocnime. “Nuk dua ta shpjegojë nga pikëpamja kushtetuese që asnjë mos të humbas në tera. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Kuvend bashkë me një tufë delesh u kapën në flagrancë në një vjedhje me një ligj special, për grabitjen e pronës publike për Teatrin Kombëtar. Nga SHBA deri në Bruksel, nuk ka më njëri që nuk e di që është një hajdut me damkë. Pasi është kapur në vjedhje”- tha ai.
***
Një ditë pas paralajmërimit nga Lulzim Basha, PD depozitoi kallëzim penal për kryeinspektorin e IKMTsë në Vlorë, Fatmir Meta, i cili u përplas verbalisht me deputetin demokrat të Vlorës, Agron Shehaj.
Për opozitën është e qartë se kur përfaqësuesit e Policisë guxojnë të kërcënojnë edhe deputetët e Kuvendit, njerëzit e thjeshtë e kanë të pamundur dhe të frikësuar të reagojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



