E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Deputetja e PS e akuzoi për shpifje, Salianji: Fakte jo broçkulla
Politikë

FOTO/ Deputetja e PS e akuzoi për shpifje, Salianji: Fakte jo broçkulla

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, publikoi ditën e sotme disa fakte se si është 10-fishuar në 4 vitet e fundit pasuria e deputetes socialiste Klotiolda Ferhati. Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i deputetes socialiste e cila mohoi akuzat duke i cilësuar ato shpifje, ndërsa shtoi se do të hedhë në gjyq PD-në për këto shpifje. Por menjëherë këtij reagimi, Salianji ka reaguar sërish duke publikuar në Facebook se si është 10-fishuar pasuria e Klotilda Ferhatit dhe bashkëshortit të saj.

Ja postimi i Salianjit:

Fakte jo broçkulla!

Ja sa eshte fryre deputetja e Ramës.

10 fish të Ardhura gjatë qeverisjes së Ramës.

3.5 miliardë lek që nuk jane per bizneset e njerezve “te thjeshte”.  Bushka- Ferhati nje nga rastet e nginjura qe shqepen me para të shqiptareve dhe bejne te pervuajturin ne publik. Cilido mund ta shohë qartë fryrjen me para te kompanise së Bushkës së Ramës. Vetingu do ti shpetoje shqiptarët nga Shushunjat e politikës.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.