E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më mirë pushteti i opozitës apo pushteti putinist i Ramës
OP-ED

Më mirë pushteti i opozitës apo pushteti putinist i Ramës

Ka ca njerez qe po na mbushin mendjen neper media se, si PD, si PS jane njesoj dhe nuk ia vlen asnjera. Kjo eshte nje shterpesi mendore qe i ka sherbyer gjithmone shtimit te zullumit ne kete vend.

Ne kete rast, i sherben Rames.

Per cdo njeri qe di t’i bjere lapsit, diferencat jane te qarta.

Nga njera ane kemi nje force politike (PD) qe vjen nga nje e kaluar qeverisese korruptive (ndonese me nje perpjekje, te pamjaftueshme gjithsesi, per t’u spastruar ne lista) ndersa nga ana tjeter kemi nje force qe ka tejkaluar cdo limit, jo thjesht ne korrupsion, por ne instalimin e nje shteti te inkriminuar, qe ortakerohet me mafian ne trafiqe, kultivim droge, qe kandidon ne parlament e ne krye te bashkive njerez me precedente penale, bandite, trafikante, vrases, perdhunues ne grup, tutore prostitutash etj.

Per te mos mjaftuar kjo, kemi nje qeveri qe ka uzurpuar te gjitha pushtetet, ndersa ka arritur te monopolizoje plotesisht mediat, biznesin dhe shoqerine civile.

Praktikisht po shkojme drejt nje modeli putinist, por pa ritmet e zhvillimit qe Putini i ka sjelle Rusise.

Nje sistem ku pushteti po rritet e zgjerohet, kriminalizohet e ashpersohet ekstremisht, duke u bere se fundmi edhe i parrezueshem.

Pra dallimi eshte shume thelbesor, midis qeverisjes se djeshme me kete te sotmen, e cila per mua mjafton per te mobilizuar edhe njerezit me indiferente ndaj politikes.

Te thuash se jane te dyja njesoj do te thote se, ose nuk jeton ne Shqiperi dhe nuk ia ke idene se cfare po ndodh ne kete vend, ose ke paaftesi mendore per te kuptuar nivele te tjera, te ndermjetme midis te mires dhe te keqes se kulluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.