Vrasja e të moshuarës në Durrës, arrestohet nipi 21 vjeçar: E goditi me thikë në kokë
Një ditë më parë në Durrës u gjet e pajetë një grua e moshuar në banesen e saj.
Policia kreu disa shoqërimi për të verifikuar rethanat e kësaj ngjarje të rëndë e cila që në fillim u dyshua si vrasje.
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme ka një të akuzar i cili edhe është arrestuar nga policia e Durrësit.
Ai është nipi 21 vjeçar i gruas 83 vjeçare I cili akuzohet per vrasjen e gjyshes. Dushohte se ri riu e ka godtitur me thike ne koke 83 vjeçaren në Durrës, Floresha Shkurti.
Policia kishte shoqëruar në Komisariat nusen e djalit të 83-vjeçares për ta marrë në pyetje.
Burime nga grupi hetimor kishin dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje, për shkak se e moshuara ka shenja dhune.
83-vjeçarja jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi djali i kishte vdekur më herët.
Burime nga grupit hetimor thanë se gruaja kishte marrë goditje të forta në pjesën e kokës.
Ngjarja u regjistrua në katin e katërt të një pallati në lagjen 16, ku e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin e tij pasi i djali i kishte vdekur pak vitë më parë.
Pas dyshimit të parë për vrasje dhe zbehjes së provave për një aksident të mundshëm, në vendngjarje shkuan dhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët siç thonë burimet fiksuan prova të rëndësishme për zbardhjen e krimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



