E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili reagon pas deklaratës së Ramës: Sapo një oficer denoncoi dhunën, ky…
Politikë

Vasili reagon pas deklaratës së Ramës: Sapo një oficer denoncoi dhunën, ky…

Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje për denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu lidhur me akuzat ndaj djalit të deputetit të PS-së Rrahman Rrahja.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Rama kërcënoi denoncuesit e dhunës, duke shtuar se heronjtë e Ramës janë ata që përdhunojnë dhe që trafikojnë drogë, ndërsa armiqtë janë Emiljano Nuhu, Dritan Zagani etj.Petrit-Vasili

REAGIMI I VASILIT
Kryeministri moçal, qe s’fliste per shefat e policise te droges ne arrati, sot kercenon denoncuesit e dhunes.
Nje grup shefash policie qe drejtonin trafikun e droges u arratisen kohe me pare. Ata ishin prova me e rende dhe tmerrshme e nje policie te inkriminuar pa sherim. Ky kryeministri moçal s’guxoi te fliste nje fjale per keta po rrinte si zhabë dhe mezi priste lajmin e gezuar qe shefat e policise iken dhe i shpetuan arrestimit.
Ky zhaba as ju kercenua atyre, as u ndje, as tha gje prej gjeje, as u betua per ndonje lufte a beteje me ta.
Sapo nje oficer policie denoncon dhunen e neveritshme ndaj nje vajze te re del me vrap zhaba dhe e kercenon e shan dhe perbetohet se do ta kape.
Ky qe rrinte si i menderosur kur kapeshin shefat e policise qe benin droge tani i erdhi zeri dhe bertet, por eshte ze aq i dobet e i menderosur sa zeri i zhabes.
Heronjte e ketij zhabes jane ata qe perdhunojne, qe trafikojne droge, dhe jane pjese e krimineleve,ndersa armiqte e tij jane ata qe e denoncojne dhunen drogen krimin si Emiljano Nuhu,Dritan Zagani etj.
Zhaba apo heroi i horrave nuk votoi arrestimin e ish ministrit te brendeshem te perfshire ne trafik droge,mori persiper mbrojtjen e Agron Xhafes trafikant droge edhe genjeu per te.
Keta jane heronjte e dashur te mocalit kryeministror qe vjen ere te ndyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.