“U intereson fati i fabrikimit për Ballën”, Spiropali i përgjigjet PD-së për arrestimin e Rexhep Rrajës
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali i është përgjigjur Partisë Demokratike, pas akuzave ne lidhej me Ballen.

Në reagimin e saj, Spiropali shprehet: “Cilido që e ka ndjekur debatin për rastin e vajzës së dhunuar, duhet të lexojë deklaratën e Partisë Demokratike për ndalimin e djalit të deputetit nga policia. Si mund ta thoshin më mirë, me gojën e tyre, që atyre s’u intereson drejtësia po politika?! S’u intereson fati i drejtësisë për vajzën, po fati i fabrikimit për Taulant Ballën. S’u intereson që të ndalohet djali i deputetit, po që të vazhdojë të hidhet balta! Uroj që prokuroria t’i shkojë deri në fund kësaj historie dhe drejtësia t’i japë fund edhe kësaj histerie”!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



