Biznesmeni dhe 3 punonjës banke i vjedhin 740 mln lekë qytetarit
Prokuroria ka ngritur akuzë për një biznesmen dhe tre punonjës të një banke të nivelit të dytë, që përmes mashtrimit i kanë zhvatur Ardian D. shumën prej 740 milionë lekësh të vjetra.
Nën akuzë për mashtrim janë vënë biznesmeni Lefter Sulkaj dhe punonjëset e bankës, Anila Bushi, Vilma Gode dhe Valbona Derhemi të cilët dyshohen se e kanë bindur përmes mashtrimit, klientin D, që të depozitojë para në llogarinë e shoqërisë Sulkaj.
Punonjësit e bankës dhe biznesmeni e kanë bidnur D-në, që të depozitjë paratë, me kushtin që ai mund t’i tërheqë, por ai ka marrë vetëm 15 milionë lekë nga paratë e veta.
Organi i akuzës padit edhe bankën për mashtrim, pasi ka dyshime se ka shkelur manualin, duke mos mbrojtur interesat e klientëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



