“Jam tallur me policinë”, Xhisiela Maloku ia thotë në sy Fevziut
Xhisiela Maloku ka marrë vëmendjen e mbarë opinionit publik, ndërsa së fundmi i ka habitur të gjithë me deklaratat e saj.
Maloku tha se pavarësisht denoncimeve të saj në polici, ajo nuk ishte dhunuar dhe kërcënuar kurrë nga djali i deputetit Muharrem Rraja, Rexhep Rraja, porse gjithçka e kishte bërë nga xhelozia.
Nënjë intervistë përballë Blendi Fevziut në Opinion, Xhisiela ka treguar pse i bënte dhe i tërhiqte denoncimet.
INTERVISTA E SHKËPUTUR NGA OPINION:
Maloku: Kallëzimin e dytë e kam bërë në SHKB, sepse atë natë ne ishim sqaruar dhe pajtuar, ndërkohë që ai sapo unë kam tërhequr kallëzimin në polici, në orën 3 të natës, ka ikur përsëri në Sarandë me pushime.
Fevziu: Çdo me thënë? Pse ju talleshit me Policinë e Shtetit, që sa herë ai ikte me pushime ju e denonconit dhe sa herë kthehej nga pushimet tërhiqnit denoncimin?
Maloku: Po këtë kam bërë.
Fevziu: Këtë keni bërë?
Maloku: Po, nuk jam tallur me policinë, por thjeshtë…
Fevziu: Çdo me thënë nuk je tallur me policinë, kjo është më shumë se tallje nëse është kështu siç thoni ju.
Maloku: Kështu është siç them unë.
Fevziu: Jeni e sigurt se këtë deklaratë që po e jepni nuk jeni nën presion?
Maloku: Absolutisht nuk jam nën presionin e askujt.
Fevziu: Nuk ju ka kërcënuar më njeri këto kohë?
Maloku: Asnjëherë nuk më ka kërcënuar njeri…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



