E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKANDALI/ Faqja e tifozëve të Kukësit bën thirrje: Të votojmë Gjicin në 25 qershor
Publik News

SKANDALI/ Faqja e tifozëve të Kukësit bën thirrje: Të votojmë Gjicin në 25 qershor

Dita e zgjedhjeve erdhi dhe kandidatët janë duke përdorur armët e tyre të fundit për të siguruar sa më shumë vota në 25 qershor. Safet Gjici, kandidati i Partisë Socialiste në Kukës ka qenë në shenjestër si një nga njerzit që përzjen futbollin me politikën.
E kjo me të drejtë pasi këtë gjë e bëri edhe një ditë para zgjedhjeve. Faqja më e madhe e ekipit të Kukësit në “facebook” por jo zyrtarja e klubit, pasi administrohet nga tifozët, ka bërë me stil një reklamë për të votuar Safet Gjicin në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pak e vështirë për tu besuar se këtë status ata mund ta kenë bërë nga mendja e tyre. Ja postimi i tyre:

Politika nuk ka qene kurre pjese e jona,por ne ket rast duam te shprehim nje lloj mbeshtetje,mirenjohje apo dashamirsi,per njeriun qe per 5 vite me rradh investoi ne ekipin e Kukesit.Safet Gjici eshte nga ata te paket Kuksian qe ka bo dicka qe do ngelet per ne.Andaj ne shenje mirenjohje ne te gjithe bashke duhet ta mbeshtesim duke i dhene voten me 25 Qershor (jo per parti po per njeri). Fitore me gjith zemer (2).

Gjici dhe Kukësi u shpallën kampionë sezonin që sapo u mbyll ku presidenti bëri gjithçka mundi për ta çuar në Kukës trofeun. Ai shpesh në fjalimet elektorale ka përdorur ekipin si një mënyrë për të fituar sa më shumë mbështetës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.