E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garancinë e Edi Ramës’
Politikë

‘Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garancinë e Edi Ramës’

Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garancinë e Edi Ramës!” Kjo është deklaratë e fortë e partisë Demokratike sot, mbajtur nga deputetja Grida Duma.

“Kjo ështe e vërteta e plotë, – theksoi Duma, duke zbuluar se “plani mediatik për ta shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës më famëkeqe të Fushë Krujës, që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rrajën.

“Të gjithë panë mbrëmë sesi krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet më të egër, kur detyroi vajzën, viktimë e përdhunuar nga djali i një deputeti, të akuzonte, të flijonte veten, duke shfajësuar përdhunuesit me pushtet. Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij vetëm për një arsye: t’u garantojë paprekshmëri bandave që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë.   Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garancinë e Edi Ramës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.