E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Kush janë të shpallurit në kërkim për vrasjen në ish-Bllok, mes tyre dhe i dashuri i Elvanës
Lajme

EMRAT/ Kush janë të shpallurit në kërkim për vrasjen në ish-Bllok, mes tyre dhe i dashuri i Elvanës

Policia e Tiranës me anë të një deklaratë për mediat, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rendë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut. Policia bën me dije se  ka zbardhur këtë ngjarje dhe ka identifikuar autorët e dyshuar dhe i ka shpallu në kërkim.

Po ashtu në këtë deklaratë bëhet me dije se të arrestuar kanë mbetur dhe dy nga të plagosuri. “Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja, 10 000 euro, tre automjete, aparate celular”, shton Policia në njoftimin për mediat.

 

 

ELVANA

Ndërkohë që “Panorama” ka mësuar dhe identitet e e tre perosanve që janë shpallur në kerkim.

Sipas burimeve bëhet me dije se të kërkuarit janë Fabiol Alushi, Mervjol Bilo dhe i dashuri i këngëtares së njohur Evrin Mato.

Mato është i dashuri i Elvana Gajtës, dhe dyshohet se ka qenë shkak për sherrin që përfundoi me një viktimë.

1351e87e-5ff7-452a-ad20-13a

NJOFTIMI I PLOTË

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F. G., 28 vjeç.

Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.