E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dinamika e plotë/ Sherri nisi sapo viktima hyri në lokal, me armë qëlluan 6 persona
Lajme

Dinamika e plotë/ Sherri nisi sapo viktima hyri në lokal, me armë qëlluan 6 persona

Sipas burimeve bëhet me dije se të kërkuarit janë Fabiol Alushi, Mervjol Bilo dhe i dashuri i këngëtares së njohur Evrin Mato.

 

 

Mato është i dashuri i Elvana Gjatës, dhe dyshohet se ka qenë shkak për sherrin që përfundoi me një viktimë.

 

DINAMIKA E PLOTË SI NDODHI NGJARJA

Tre personat e shpallur në kërkim ishin në një tavolinë bashkë në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Ndërsa Evris Martinaj me Eljon Hato kanë qenë në një tavolinë tjetër, afër me tre personat e tjerë që u përfshinë në ngjarje.

Më vonë ka ardhur dhe Fabiol Raxha, i cili kishte pasur një konflikt me Maton, dhe ky ka qenë momenti kur ka nisur konflikti.

Po të njëjtat burime shtojnë se  sa është futur në lokal Raxha, tre personat që ishin në tavolinën tjetër janë ngritur dhe kanë nisur ta gjuajnë, pasi ky kishte ngacmuar Elvanën një javë më parë.

Më pas të gjithë kanë nxjerrë armët, të gjashtë personat dhe nga plumbat ka mbetur viktimë Fabiol Raxha dhe i plagosur Ervis Martinaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se një nga të shpallurit në kërkim është dhe i plagosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.