Këngëtarja shqiptare me famë botërore duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Rita Ora po vazhdon të shijojë sukseset e saj në arenën ndërkombëtare të muzikës. Së fundmi, Rita është bërë pjesë e shumë top listave britanike dhe amerikane, në një prej të cila bëri dhe histori.
Këngëtarja shqiptare ka hyrë në historinë e top listave britanike si femra me më shumë këngë solo në top dhjetëshe. “Let you love me” është kënga më e rë e Ritës, e cila u bë e trembëdhjeta që hyri në top 10 në listën britanike, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.
E lumtur për këtë fakt Rita vendosi që lajmin t’a ndajë me ndjekësit e saj në instagram.
“Nuk mund ta besoj këtë. Faleminderit të gjithëve. Unë kurrë nuk do t’a harroj këtë ditë”, ka shkruar Rita.




