Skandali në Hipotekë, 200 mijë lekë qytetarit: Po llafos, sa?
Fiks fare denoncoi një skandal në zyrën e Hipotekës në Bilisht, ku një përgjegjëse i merr një qytetari 200 mijë lekë në zyrën e shtetit për t’i bërë aktet e ekspertimit për tokat që do regjistronte. Zyrtarja u filmua nga qytetari dhe gazetarët e Fiksit teksa i jep zgjidhje sorollatjes 3 vjeçare të një qytetari, vetëm pasi ai e pagoi. Punonjësja i mori përsipër që të përgatiste privatisht edhe plan rilevimet e pronës, për tokat që qytetari donte të regjistronte.
Në qershor 2018, një qytetar që kishte shtëpi banimi në fshatin Sinicë të Devollit, u ankua se përgjegjësja e Hipotekës së Bilishtit, Valbona Beshi, i ka kërkuar 300 mijë lekë për t’i bërë aktet e ekspertimit. Këto akte i përgatiste bashkëshorti i saj, Gazmend Beshi. Në atë kohë, Fiksi nuk arriti që të “kapë” përgjegjësen, teksa pas transmetimit të asaj kronike, zyra qendrore reagoi dhe orientoi qytetarin që t’i drejtohej gjykatës ose bashkisë për procedurat. Po në atë kohë, Hipoteka pohoi se Valbona u largua nga drejtimi i zyrës dhe u emërua si përgjegjëse e zyrës së hartografisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



