E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë/Familja  shqiptare  dëbohet  me avion privat  me faturë  100 mijë euro
Bota

Francë/Familja shqiptare dëbohet me avion privat me faturë 100 mijë euro

Një familje shqiptare me dy fëmijë u debua nga Franca, pavaresisht mbeshtetjes se shume organizatave qe kishin aty, edhe pse ishin integruar mire ne vend te huaj.

Mediat franceze, shkruajne se familja u mor naten dhe u dergua me avion privat në Tiranë, me një kosto që mund t`i afrohet shifrës prej 100.000 eurosh. Ngjarja ndodhi me 7 shtator, nderkohe qe  dëbimi nxiti një valë të fortë mbështetjeje në Mirecourt (Vosges), siç ishte klubi i futbollit ku luante njëri prej djemve te familjes shqiptare.

Këte të marte, e përditshmja franceze “Vosges Matin” zbuloi se katër anëtarët e familjes që mbërritën në vitin 2016 në këtë komunë, në Shqipëri u dëbuan me një avion privat, transmeton Albinfo.ch.

E përditshmja gjithashtu transmeton dëshminë e një organizate të indinjuar. Sipas Kolektivit të Mirecourt për Solidaritetit me Refugjatët, automjetet e forcave policore arritën në agim në ndërtesë. Familjes iu konfiskuan telefonat celularë dhe pastaj u transportua në një aeroport ku i ka pritur një avion i regjistruar, e ka përshkruar ngjarjen një vullnetar nga ueb faqja “Asil’accueil 88”.

Pas kthimit të familjes në mënyrë të parregullt nga Franca drejt kryeqytetit të Tiranës, dëshmitari ka pohuar: “E gjithë kjo është e frikshme. Ata ishin integruar shumë mirë në komunitetin tonë. Ndjejmë revoltë dhe turp në jetët e shkatërruara të këtyre personave”, përcjell Albinfo.ch.

Kostoja e udhetimit eshte llogaritur ne 100.000 euro, por as linja ajrore e as prefektura nuk iu përgjigjën gazetës. Në vitin 2015, Street Press zbuloi se 1,5 milionë euro në vit u përdorën për të transportuar emigrantë nga Calais në qendrat e paraburgimit, me avion privat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.